Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës

21 qershor 2026 | 16:57

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë me dije se të hënën MABCO së bashku me mbi 200 specialistë të nënkontraktorëve të saj, do të rifillojë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës.

Ai ka thënë se ky veprim do të ndërmerret në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe me vendimin e Asamblesë së Aksionarëve të VIA-s së datës 18/06/2026 si dhe në respekt të kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe qëndrimit të shprehur publikisht nga kryeministri Edi Rama, se Aeroporti i Vlorës nuk duhet të bjerë pre e interesave të ngushta apo veprimeve të paligjshme të askujt, por të përfundojë sa më parë dhe të hapet për operim.

“Pas një bllokade disamujore dhe përpjekjeve të personave që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë tagër, punimet u penguan në mënyrë të dhunshme. Këta persona, madje me mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit, ndërprenë aktivitetin në kantier dhe sekuestruan në mënyrë arbitrare pajisje, mjete pune dhe makineri private në pronësi të nënkontraktorëve. Rifillimi i punimeve shënon rikthimin e ligjshmërisë dhe respektimin e vendimeve të institucioneve juridike dhe atyre kompetente, duke i hapur rrugë vazhdimit dhe përfundimin të punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit. Mabco kërkon drejtësi, transparencë dhe legjitimitet, dhe si gjithmonë mbështetjen konstruktive të institucioneve dhe çdokujt në mënyrë që aeroporti të hapet sa më shpejt!”, ka thënë Pacolli përmes një postimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur sot në selinë…