
Behgjet Pacolli publikon foto të kryeqytetit të Kazakistanit: Është fat i keq që nuk pata mundësi me ndërtu kështu Kosovën
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka postuar një fotografi të kryeqytetit të Kazakistanit, Nur Sultan.
Në rrjetin social në “Facebook”, Pacollit ka thënë se për fat të keq, nuk pati mundësi të ndërtonte edhe Kosovën në këtë mënyrë për shkak të mungesës së forcës politike, përkundër që i njëjti ka qenë për shumë vite pjesë e koalicioneve qeverisëse në Kosovë.
Pacolli thotë se shqiptarët kanë qenë projektues dhe ndërtues kryesorë të këtij qyteti, njofton Telegrafi.
“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundësinë (Për mungesë të forcës politike) me ndërtuar kështu edhe Kosovën”, ka shkruar Pacolli.