Behrami: 28 dhjetori për zgjedhje i konvenon më së shumti PDK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko” komentoi datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme që sot caktoi Presidentja, Vjosa Osmani.
Behrami tha se kjo është datë shumë e mirë dhe simbolike që ndërrimit të motmoteve do t’i paraprijë edhe ndërrimi i pushtetit. Ai tha se për PDK-në vlen çdo datë dhe se çdo datë do të respektohet e mirëpritet, shkruan Gazeta 10.
“Unë mendoj që është ditë shumë e mirë dhe simbolike që ndërrimit të motmoteve me i parapri edhe ndërrimi i pushtetit. Një pushtet që tash e 5 vite e ka fut në izolim dhe në sanksione të dyfishta, edhe të Bashkimit Evropian edhe të shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ka zhyt Kosovën në një krizë të thellë ekonomike, që e ka zhyt Kosovën në një përçarje të paparë të shoqërisë, duke përça familjet, lagjet, qytetet dhe mbarë shtetin dhe duke zhytur në një komunikim ose moskomunikim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shumë gjëra të tjera. 28 dhjetori për PDK-në çdo datë vlenë, çso datë do të respektohet dhe mirëpritet, shtoi tutje Behrami.
Behrami gjithashtu tha se u përdor argumenti i diasporës dhe se ajo datë e caktuar për zgjedhje të jashtëzakonshme i konvenon më së shumti Partisë Demokratike të Kosovës, pasi që sipas tij, elektorati i këasj partie priton që të votojë me pçostë dhe se tani e kanë mundësinë që të votojnë direkt në Kosovë.
“U përdor menjëherë argumenti i diasporës. Unë mendoj se do të bindeni që, datat ku edhe diaspora masivisht mund të vijë në Kosovë dhe mund të votojë, unë mendoj që më shumë i konvenojnë PDK-së sesa çdo partie tjetër, sepse është parë në të kaluarën që elektorati jonë priton pak me i mbush ato zarfet, ato letrat për votim me postë. Prandaj e ka më lehtë të vijë këtu dhe ju do ta përjetoni votën më të madhe të diasporës që naj herë ia ka dhanë PDK-së. Ky eshte elemeti i parë që diaspora për PDK-në, une jam vet produkt i diasporës, shumica e njerëzve në PDK janë produkt i diasporës, ata kanë merita të jashtezakonshme për shlirim, për liri dhe për shtetndërtim dhe ne do ti mirëpresim duar hapur”, shtoi tutje Behrami.



