Behrami: Blerja e votave nuk e dëmton PDK në komuna
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se PDK nuk e dëmton në komunat e Kosovës vjedhjet e votave, duke shtuar se PDK është frymë e kundërt nga ajo siç e tha ai që promovon, kryetari i VV-së Albin Kurti.
Ai ndër të tjera tha se partia e tij është munduar që të shëroj plagat e thella të qytetarëve që sipas tij i ka hapur Albin Kurti përmes një përçarje sistematike.
“PDK nuk e dëmton nëpër komunat e Kosovës, fryma me të cilën garon PDK-ja është frymë e kundërta që promovon zoti Kurti. Ne kemi udhëhequr një fushatë depolarizuese në shumicën e komunave të Kosovës, një fushatë për qytetarët, për interesat e qytetarëve duke u munduar që të depolarizojm, të përbashkojmë qytetarët. Duke u munduar që të shërojmë plagët e thella që ky njeri i ka hapur përmes një përçarje sistematike që ka ushqyer dhe e ka injektuar në familjet tona, në lagjet tona, qytetet tona, në Republikën tonë, në aleatët tonë”, tha ai.



