Behrami: Cila familje do ta ketë radhën për keqpërdorim nga Kurti?

04 mars 2026 | 13:15

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar “keqpërdorim të familjeve për qëllime politike”.

Duke iu referuar debatit për çështjen e presidentit, Behrami ka renditur disa familje për të cilat pretendon se janë shfrytëzuar politikisht nga Kurti ndër vite.

“Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini. Më pas e keqpërdori familjen Dehari. E keqpërdori edhe familjen Zymberaj. Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku. E keqpërdori edhe familjen Konjufca. Më pas e keqpërdori familjen Haxhiu. Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari! Cila familje e ka radhën?”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Listës Guxo Nezir Kraki, i pyetur se a…