Behrami: Diaspora ka shërbyer si diplomatë, kur ne nuk kishim diplomaci, ka qenë zëri ynë, kur ne nuk kishim zë

21 dhjetor 2025 | 15:05

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë për medie, ka thënë se diaspora është arma e re elektorale e Albin Kurtit dhe për këtë arsye duhet ta çarmatosim atë.

Sipas Behramit, diaspora përjetësisht i ka shërbyer dhe do t’i shërbejë vetëm interesave të Kosovës.

“Diaspora është arma më e re elektorale e Albin Kurtit dhe ne duhet ta çarmatosim z. Kurti nga kjo armë, sepse diaspora dikur ka qenë përcaktuese për lirinë e Kosovës, për çlirimin e Kosovës, ku e kanë kaluar Atlantikun dhe e kanë dhënë jetën për Kosovën. Pra, ata kanë ardhur nga Evropa, nga Australia, dhe kanë ndihmuar me fonde edhe në vitet e 90-ta, për rezistencën paqësore, por edhe për rezistencën e armatosur të UÇK-së. Diaspora ka qenë diplomatë, kur ne nuk kishim diplomaci, ka qenë zëri ynë në Evropë dhe botë, kur ne nuk kishim zë”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportet e inteligjencës amerikane vazhdojnë të paralajmërojnë se presidenti rus,…