
Behrami: Gënjeshtrat dhe manipulimet janë pjesë e LV-së dhe Albin Kurtit
Deputeti Artan Behrami, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që nga fillimi ka qenë e interesuar për konstituimin e Kuvendit, dhe dje është dëshmuar se kjo parti ka qenë kundër kësaj bllokade artificiale duke dhënë zgjidhje për 34 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se “ne nuk kemi përmendur emra, por më shumë kishim parapëlqyer që Albin Kurti dhe 300-400 mijë votues dhe në krye t’ia vendoste një figurë jo aq depolarizuese siç është Glauk Konjufca, ose një figurë siç është Shqipe Selimi, ose dikush tjetër”.
Mirëpo, ai ka thënë se Albin Kurti ka vendosur që ata votues që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje t’i përfaqësojë Dimal Basha.
Më tutje, Behrami ka thënë se si PDK e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre dhe se “PDK është parti që e mban fjalën dhe po jetojmë në një periudhë të populizmit ku mbajtja e fjalës nuk është më normë, ku gënjeshtrat, mashtrimet e manipulimet janë taktika të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti në veçanti”.