Behrami: Hezitimi për ta pranuar gazin amerikan është i pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar

23 qershor 2026 | 23:08

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, ka kritikuar hezitimin për ta pranuar projektin e gazit amerikan duke e cilësuar atë si “totalisht të pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar”.

Në një postim publik, Behrami tha se LNG-ja amerikane përfaqëson një mundësi strategjike për Kosovën, duke ofruar siguri më të madhe energjetike, stabilitet afatgjatë të çmimeve dhe lidhje më të forta me partnerët perëndimorë.

Postimi i plotë:

Gazi amerikan (LNG) është mundësi strategjike për Kosovën

Në një kohë kur Europa po e riformëson sigurinë e saj energjetike, gazi natyror i lëngshëm (LNG) nga SHBA mund të shndërrohet në shtyllën kryesore të stabilitetit energjetik në Kosovë.

Nga një dokument amerikan që kam parë, LNG nuk trajtohet vetëm si burim energjie, por si instrument strategjik për siguri, stabilitet ekonomik dhe forcim të lidhjeve euro-atlantike.

Kosova sot përballet me sfidat e varësisë nga importet e energjisë, derisa kapacitete të vjetruara të prodhimit dhe çmime të paqëndrueshme për bizneset dhe qytetarët vazhdojnë të rëndojnë jetën tonë.

Prandaj, Kosova ka nevojë për LNG nga SHBA-ja, për furnizim më të sigurt dhe për stabilitet më të madh të çmimeve në afat të gjatë.

Po ashtu, përmbush kriteret evropiane të emetimeve më të ulëta krahasuar me burime më të vjetra.

LNG po ashtu siguron integrim më të fortë me tregjet dhe partnerët perëndimorë, sidomos amerikanë.

Ndërkohë, rajoni po lëviz shpejt drejt infrastrukturës së gazit, dhe vonesat në vendimmarrje mund ta lënë Kosovën prapa në këtë transformim energjetik.

Sipas këtij dokumenti, fituesi më i madh është Kosova.

Hezitimi për ta pranuar këtë projekt është totalisht i pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar.

LNG mund të shërbejë vetëm si diversifikim i energjisë, meqë Kosova mund të mbajë dhe modernizojë termocentralet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në…