Behrami i PDK-së kërkon “urgjentisht” të themelohet një Agjencion për Mbrojtje të Kushtetutës

13 korrik 2025 | 14:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e sheh “urgjente” themelimin e një Agjencioni për Mbrojtje të Kushtetutës.

Kjo në dritën e mohimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje – për çështjen e ngërçit në Kuvend të Kosovës.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës

Republika e Kosovës, si kurrë më parë, ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një zyrë që merret me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik, që bashkëpunon me të gjitha strukturat e drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë.

Një zyrë që ka mandat për të monitoruar qoftë parti politike, qoftë individë ose grupe radikale që nuk e njohin ose e sfidojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Një zyrë që ka mandat të monitorojë, analizojë, raportojë të gjithë ata që nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e sotme pritet të jetë një natë historike për…