
Behrami informon kongresmenin, Keith Self për padrejtësitë në Hagë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami ka zhvilluar takime edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka njoftuar për takimin me kongresmenin, Keith Self, i cili është Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Me kongresmenin Self, Behrami ka ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të Drejtave të Njeriut dhe padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ky është postimi i plotë i Behramit:
Në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prita në takim nga krongresmeni Keith Self, i cili është Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kongresmeni Self është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm i jetësimit të aspiratave të Kosovës për anëtarësim të shpejtë në NATO.
Ai është interesuar për përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës, për investimet e jashtme dhe zhvillimin ekonomik.
Kongresmeni Self është shprehur i gatshëm të vazhdojë ta mbështesë Kosovës në të gjitha prioritetet e politikës së Jashtme.
Edhe me kongresmenin Self i kam ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të Drejtave të Njeriut dhe padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.