Behrami: Kjo është blerje klasike e votës, Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës

22 maj 2026 | 10:16

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë që në prag të zgjedhjeve të rris pagesat për lehona dhe të ndaj nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.

Ai ka bërë me dije se kjo është blerje klasike e votës.

Në profilin e tij në Facebook, ai e ka ftuar prokurorinë që të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës.

“Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës: ‘keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim’”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e Uislerit [Whistler's Mother] është një nga veprat më të…