Behrami: Kurti i ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi, por s’ka vullnet

11 qershor 2025 | 19:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi politik, por sipas tij nuk po dëshiron të bëjë kompromis.

Behrami në emisionin FIVE, ka theksuar se opozita ka ofruar alternativa dhe se nuk mund të pranohet që ministrat e Kurtit të jenë njëkohësisht kryetarë të Kuvendit, pasi sipas tij, në katër vitet e fundit ata kanë qenë epiqendër përçarjesh dhe keqpërdorimesh të fondeve publike.

“Kurti i ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi, përveç që i ka vetë 40 opsione, i kemi ofruar edhe ne, pra edhe opozita i ka ofruar opsione. Ne i kemi treguar se ata që janë në qeveri nuk mund të jenë edhe kryetar të kuvendit meqë në këto 4 vite e fundit kanë treguar që kanë qenë epiqendër të përçarjeve dhe keqpërdorues të mëdhenj fondeve publike”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se disa ministra të VV-së shpesh po paraqiten në prokurori, ndërkohë që mungojnë në seancat e Kuvendit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por opozita nuk është e detyruar ta votojë atë, veçanërisht nëse është pjesë e qeverisë aktuale.

“Ne kemi ofruar opsione – përfshirë kandidatë që nuk kanë qenë në qeveri – dhe kemi bërë përpjekje për kompromis, por Kurti nuk po tregon vullnet”, ka theksuar Behrami, duke përmendur edhe propozimet e LDK-së, AAK-së dhe Fatmir Limajt si opsione të pranueshme për formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse.

“E ke opsionin e LDK-së, të AAK-së, të Fatmir Limajt – por kështu e sheh që ai [Kurti] nuk ka vullnet që të dalë nga kjo krizë”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova,…