Behrami: Kurti ka pranuar ta amnistojë Listën Serbe nga shpallja e saj organizatë terroriste

23 nëntor 2025 | 10:48

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti pranoi amnesti për Listën Serbe në këmbim të heqjes së sanksioneve të BE-së.

Sipas tij, Bashkimi Evropian më 15 dhjetor do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër Republikës së Kosovës, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve të BE-së kundër Kosovës.

“Padyshim, ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Vendi ynë ka humbur shumë kohë, energji, mjete financiare dhe ka ngecur në rrugëtimin euroatlantik për shkak të kësaj Qeverie. Por, cili është kompromisi i Albin Kurtit që ia ndryshoi mendjen BE-së? Albin Kurti ka pranuar që të amnistojë Listën Serbe nga shpallja e saj organizatë terroriste dhe pranimin e realitetit të ri në veri pas fitores të Listës Serbe atje”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Ai ka thënë se që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Kurti nuk është dëgjuar asnjëherë të flasë për fitoren e Listës Serbe në komunat e veriut.

“Kurti do të lavdërohet që transferimi i kompetencave në administratën lokale nga kryetarët shqiptarë te Lista Serbe ka kaluar pa probleme”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu,…