Behrami: Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele nga Nishi në veri

14 mars 2026 | 16:11

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se përmes marrëveshjeve të arritura në dialog me Serbinë po legalizohen strukturat paralele serbe në Kosovë.

Sipas Behramit, në të kaluarën Bashkimi Evropian i kishte pranuar dokumentet e strukturave paralele, por – sipas tij – atëherë Kurti nuk i kishte kundërshtuar.

Ai thotë se pas “negociatave sekrete”, sot është arritur deri te legalizimi i dokumenteve dhe strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami.

Deputeti i PDK-së pretendon se hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e këtyre strukturave të mos jetë më në Niš, por në veri të Prishtina, respektivisht në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo është pranuar nga Kurti në procesin e dialogut në Bruksel dhe në marrëveshjen e arritur në Ohër.

https://www.facebook.com/share/1BRHU6eiX4/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e veçantë kulturore dhe emocionale pritet të bashkojë…