Behrami: Kurti tash e një vit ka okupuar institucionet e Kosovës, po bën çmos që të përmbysë rendin Kushtetues

19 nëntor 2025 | 11:33

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar para mediave se seanca e paralajmëruar për ora 11:00 është, sipas tij, antikushtetuese dhe përpjekje për përmbysjen e rendit kushtetues në vend.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç ka thënë, uzurpim të institucioneve shtetërore dhe zvarritje të proceseve përmes ushtruesve të detyrës.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë se seanca e orës 11:00 është një seancë me përmbajtje antiligjore, antikushtetuese dhe me përpjekjet për të përmbysur rendin kushtetues të Kosovës. Tash e një vit Albin Kurti, i cili ka okupuar institucionet e Kosovës, zyrën e kryeministrit, ka okupuar të gjitha institucionet që operojnë me ushtrues të detyrës, po bën çmos që të përmbysë rendin kushtetues dhe në këtë vit ai është ridëshmuar si një njeri që bën hile, një hileqar që nuk respekton rregulla, ligje, norma, nuk respekton kushtetutë. PDK-ja, qëndrimi i saj është i qartë, ne nuk do të jemi të pranishëm në orën 11:00”, ka thënë ai, njofton “EO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…