
Behrami, Maqendocit: Qysh merr urdhra me bë propagandë një ministër i FSK-së nga deputeti Kurti që s’ka hise as në UÇK as në FSK?
28 maj 2025
| 13:13
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i ka reaguar ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se ju pengon letra e Hashim Thaçit për dërgimin e FSK-së në veri.
Behrami e ka akuzuar Maqedoncin për propagandë.
“E paskan qit Maqedoncin me sha Hashim Thaçin dhe me bë pak panik Serrrrbia, Serrrrbia, Serrrrbia. Qysh bre merr urdhra me bë propagandë një ministër i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së nga deputeti Kurti që s’ka hise as në UÇK as në FSK?!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.