Behrami: Me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit

28 gusht 2025 | 11:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke iu referuar votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka thënë se me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit.

Ai gjithashtu është shprehur se Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Kurtit.

“Me premtimin që e ka mbajtur Partia Demokratike e Kosovës, ne e kemi demaskuar politikën anti-UÇK të Albin Kurtit, e cila gjithmonë është fshehur prapa njerëzve si Glauk Konjufca dhe Shqipe Selimi dhe që nga sot ai nuk mund të fshihet prapa këtyre figurave, sepse Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Albin Kurtit”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, duke folur  për kryetarin e…