
Behrami: Më shpesh po shkojnë ish-ministrat e deputetit Kurti në prokurori sesa në Kuvend
11 qershor 2025
| 11:44
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se ministrat më shpesh po shkojnë në prokurori, se sa në seanca të Kuvendit.
Behrami ka thënë se ata po shkojnë në prokurori çdo 24 orë, ndërsa në Kuvend çdo 48 orë.
“Më shpesh po shkojnë ish-ministrat e deputetit Kurti në prokurori, sesa në seanca të Kuvendit. Në prokurori çdo 24 orë, në Kuvend çdo 48 orë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.