
Behrami ngre alarmin, kërkon që krejt vëmendja të përqendrohet në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas refuzimit të kërkesës nga Gjykata Speciale për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Behrami ka thënë se refuzimi i kësaj kërkesë është “indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së”.
“Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime! Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë: Gjyq fer, të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.
Postimi i plotë:
ALARM!🚨 Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.
Ka plot persona që kanë përcjell procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.
Edhe vet e kam pas një troh shpresë!
Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.
Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!
Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:
Gjyq fer, të pavarur dhe sovran.