Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit
01 janar 2026
| 14:06
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ai ka ndarë një fotografi të të ndjerit me ish-presidentin Hashim Thaçi, mbi të cilën ka shkruar se, në një periudhë të rëndësishme të shtetndërtimit, Daci i dha Kosovës qetësi dhe stabilitet.
Behrami ka ngushëlluar familjen Daci dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.



