Behrami, Osmanit: Më shumë i ka frymëzuar Thaçi shqiptarët nga qelia, se ju me 11 mijë kilometra të Kosovës së lirë

12 janar 2026 | 11:08

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një deklaratë të saj ditën e djeshme në lidhje me UÇK-në.

Behrami ka thënë se më shumë ka frymëzuar ish-presidenti Hashim Thaçi shqiptarët nga qelia e burgut se sa Osmani, të cilës nuk ia ka përmendur emirin.

“Shumica keni hyrë në politikë dhe keni marrë poste publike duke u munduar të demonizoni Hashim Thaçin. Asnjëherë duke ofruar vizion dhe zgjidhje për vendin. Por, ajo kohë ka kaluar! Nuk ka më poste publike që burim e kanë urrejtjen, thikat pas shpine e as short-cuts. Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë – për të cilin nuk keni asnjë meritë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se Vinicius…