Behrami pas deklaratave të Kurtit: E ka një zor të madh, epoka e tij e errët po perëndon

03 korrik 2025 | 20:12

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Kurtit për Thaçin e Veselin.

Postimi:

Po e shoh që VV-ja është e pakënaqur me kushtet e paraburgimit të krerëve të UÇK-së.

Ata po kërkojnë izolimin total, deri në jetësimin e dëshirës së tyre përfundimtare, që është dënimi me burgim të përjetshëm!

Dezinformatat e Albinit dhe VV-së vijnë në një kohë kur Prokuroria e Gjykatës Speciale është në kërkim të shfrytëzimit të deklaratave të reja për t’i përdorur kundër krerëve të UÇK-së, njëjtë siç ka vepruar tash e pesë vitet e fundit.

Gënjeshtrat e Kurtit dhe VV-së janë identike me ato të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Shqetësimet e Kurtit janë të njëjta me qëllimet politike të kësaj gjykate!

Por, Kurti e ka një zor të madh. E kuptoj! Nuk e ka lehtë!

Epoka e errët e tij po perëndon, sepse dielli po lind përsëri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë…