Behrami: Pas konstituimit të Kuvendit, të krijohet një komision parlamentar për hetimin e Gjykatës Speciale
07 janar 2026
| 19:02
Artan Behrami, ka kërkuar që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës të formohet një komision parlamentar për hetimin e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, ky komision duhet të hetojë të gjitha nivelet e kësaj gjykate, përfshirë kryetaren Ekaterina Trendafilova dhe stafin e saj, lidhur me shkelje e të drejtave të njeriut.
“Menjëherë pas konstituimit Kuvendit të Kosovës, duhet të krijohet një komision parlamentar për hetimin e Gjykatës Speciale. Aty duhet të hetohet nga Trandafilova deri te gardiani i fundit për shkelje të të Drejtave të Njeriut”, shkruan Behrami.



