Behrami: Për të rënë ky narracion, duhet të bie Qeveria – protesta ka adresë Qeverinë Kurti

28 mars 2026 | 11:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj vendosjes së disa tabelave në Prishtinë, për të cilat ai thotë se shtrembërojnë numrin e viktimave të masakrave në Kosovë. Ai vlerëson se përmbajtja e këtyre tabelave cenon narracionin mbi sakrificën, vuajtjet dhe luftën e UÇK-së.

“Kot i rrëzojmë këto, sepse Albin Kurti sërish do t’i ringritë, bashkë me to edhe narracionin kundër sakrificës, vuajtjeve dhe luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Behrami.

Më tej, deputeti i PDK-së ka theksuar se zgjidhja nuk është vetëm heqja e tabelave, por ndryshimi i qeverisë.

“Prandaj, për të rënë ky narracion, duhet të bie Qeveria! Protesta adresën e ka: ajo është Qeveria Kurti”, ka shtuar ai.

Deklaratat e Behramit vijnë në një kohë kur debati mbi interpretimin e ngjarjeve të luftës dhe paraqitjen e tyre në hapësira publike vazhdon të ngjallë reagime në skenën politike dhe shoqërore në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/18Ave1nnUm/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e Kosovës nuk rishkruhet me sponsorizime dhe as me…