
Behrami: S’e di si përfundova në listën e ndalimit, kam dy vjet që s’kam kërkuar vizitë
15 gusht 2025
| 16:06
Deputeti PDK-së, Artan Behrami, në një deklarim për “Kosova Live”, ka thënë se ka mbetur i habitur pse është përfshirë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në listën e 14 personave që nuk do të lejohen ta vizitojnë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
“Unë dhe një grup bashkëpunëtorësh kemi hequr dorë nga kërkesat për vizitë që nga viti 2023, për t’ia lënë hapësirën familjarëve. Që nga ajo kohë nuk kam bërë asnjë kërkesë. Nuk e di si përfundova në këtë listë”, ka thënë Behrami.