Behrami: S’ka votë për Haxhiun, pengoi mbrojtjen dinjitoze të Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

19 maj 2025 | 22:50

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se partia e tij nuk ka votë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, teksa tha se Haxhiu ka ndalur fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i njohur dhe mendoj që është tepër përparimor. Kryetari Memli Krasniqi deri më sot ju ka përgjigjur çdo ftese për dialog dhe për kompromis. Dhe në takimin që ka pasur me deputetin Albin Kurti, e ka bërë të qartë pozicionin e Partisë Demokratike që për PDK-në është e pamundshme që të ketë votë për ndonjë anëtar të ish-qeverisë së tij, që nënkupton edhe për Albulena Haxhun”, tha Behrami në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai tha se mbrojtja e Hashim Thaçit dhe të tjerëve kanë probleme me financimin teksa po operojnë me minimumin e fondeve, e për këtë, fajtore sipas tij është vetë Haxhiu.

“Për ata që e dinë, Albulena Haxhiu është një nga ministret ka ndalur fondet për mbrojtjen e krerëve të UCK-së, që ka pamundësuar një mbrojtje dinjitoze në Hagë”, tha Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda…