Behrami takohet me kongresistin amerikan: Kërkova nga ai që të adresohen në kongres shqetësimet për Gjykatën Speciale

14 maj 2025 | 18:48

Deputeti i PDK, Artan Behrami është takuar me kongresistin amerikan Pete Sessions, përfaqësues i Partisë Republikane.

Behrami përmes një postimi në Facebook njoftoi se Sessions i kërkoi që të adresoi në kongres shqetësimet për procesin gjyqësor në Hagë.

“Në takim shpjegova në hollësi procesin e deformuar përplot padrejtësi që është duke udhëhequr Gjykata Speciale kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, shkroi ai mes tjerash

Postimi i plotë:

Kosova është me të vërtetë e bekuar me miqësinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Pata kënaqësinë të pritem në një takim nga Kongresmeni shumë aktiv, Pete Sessions, përfaqësues i Partisë Republikane.

Diskutuam për rolin jetik të SHBA-së dhe të Presidentit Donald Trump në forcimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Kongresmeni Sessions tregoi interesim të veçantë për të kuptuar më mirë se si Kongresi amerikan mund të kontribuojë më shumë për të shtyrë prioritetet e shtetit të Kosovës në kongres.

Në takim shpjegova në hollësi procesin e deformuar përplot padrejtësi që është duke udhëhequr Gjykata Speciale kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kërkova mbështetjen e tij për të adresuar këto shqetësime në kongres, për të shmangur çdo devijim të mundshëm dhe mundësuar një verdikt të pavarur, fer dhe të paanshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dalë…