Behrami: Thaçi e të tjerët u maltretuan në Hagë sepse s’kishin shtet që i mbronte

05 shtator 2025 | 15:43

Deputeti Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për rastin e fundit të raportuar mbi keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se prej katër vitesh, sa herë që është tentuar të flitet për shkeljet ndaj të akuzuarve, është përdorur justifikimi se “po ndërhyhet në drejtësi”.

“Në fakt, kjo ka qenë mekanizëm për të fshehur dështimin e shtetit të Kosovës dhe institucioneve të tij”, ka thënë Behrami në “T7”.

Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët janë maltretuar në Hagë pikërisht sepse nuk kanë pasur shtet që i mbronte.

“Atyre u janë shkelur të drejtat e njeriut, janë braktisur nga shteti, ndërsa avokatët janë larguar pikërisht për shkak të mos financimit nga shteti”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike (partive…