Behrami: Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n

29 korrik 2025 | 10:54

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi FSK-ja ka zbarkuar sot  në veri në bashkëpunim me KFOR-in.

Behrami përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar shkuarjen e FSK-së atje, duke shtuar se kjo bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.

“Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n. E kam thënë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit. Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur. Më pas e kanë pranuar! Në fund e kanë promovuar!”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Jetmir Tofajn, kandidat për kryetar të…