Bëhu Gerry Adams, Rubin revokon fjalët që Albright i kishte thënë Thaçit në një takim në Rambuje

15 shtator 2025 | 11:21

James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Presidentit Hashim Thaçi.

James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Pasi i është prezantuar një kabllo nga një takim në Rambuje, ku atëherë sekretarja e shtetit Madeliene Albright i drejtohej UÇK-së duke u thënë se duhet të kthehen në parti politike, Rubin ka thënë se jo vetëm aq, Albright i ka thënë liderit shqiptar në konferencë Hashim Thaçit se t’i duhet të bëhesh Gerry Adams i Kosovës, ky i fundit lider politik i Irlandës që ka ardhur nga lufta për çlirim e IRA (Ushtria Republikane e Irlandës).

Ai ka thënë se kjo ishte një referencë direkte që i ishte bërë Presidenti Thaçit në atë takim. Kjo ka thënë se mund të mos jetë përfshirë në kabllo për shkak se ato janë vetëm përshtypjet e atij/asaj që e shkruan. Por, Rubin e ka thënë me siguri se Albright ia ka dhënë Gerry Adams si referencë Thaçit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,…