Behxhet Shala zgjedhet kryetar i PDK-së në Has të Gjakovës

23 shtator 2020 | 20:45

Me unanimitet, kryesia e Degës së PDK-së në Has të Gjakovës, ka zgjedhur për kryetar të saj Profesor Behxhet Shalën.

Gjatë kësaj mbledhje, ku të pranishëm nga selia qëndrore ishin edhe sekretari elektoral, Betim Gjoshi dhe anëtarët e ekipit elektoral, Halit Zogaj dhe Arben Rugova, kjo degë ka kompletuar edhe strukturat udhëheqëse të saj.

Pas zgjedhjes kryetar, profesor Shala falënderoi kryetarin e deritanishëm Ramadan Hotin për kontributin e madh në këtë degë.

Ndërkohë, ai u zotua se këtë funksion do ta ushtroj me nder dhe përgjegjësi, për ta udhëhequr drejt sukseseve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur, se…