
Bekaj: Do ta respektoj kontratën me Tiranën deri në ditën e fundit
18 gusht 2022
| 12:51
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, ka konfirmuar se nuk do të transferohet në Turqi, por që karrierën futbollistike do ta vazhdojë në Shqipëri.
“Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri në ditën e fundit”, ka thënë Bekaj, i cili në të kaluarën me sukses ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës në Superligën e Kosovës.