Bekaj do ta vazhdojë karrierën në Turqi

11 prill 2023 | 17:20

Visar Bekaj pa asnjë dyshim është një nga portierët më të mirë në trojet shqiptare momentalisht.

Bekaj i cili luajti disa sezone për Prishtinën, aktualisht luan tek skuadra e Tiranës ku edhe po shkëlqen në kampionatin shqiptar me ekipin kryeqytetas.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se për Visar Bekajn ky sezon pritet të jetë i fundit për lojtarin në Shqipëri, pasi ai do të vazhdojë karrierën në Evropë.

Aktualisht në drejtim të portierit kosovar ka ardhur një ofertë nga një klub mesatar i Superligës së Turqisë. Bekaj po shqyrton ofertën nga ky klub turk, megjithatë do presë deri në fundin e sezonit për të vendosur, pasi aktualisht është i fokusuar maksimalisht për të ndjekur objektivin me Tiranën.

25-vjeçari ka kontratë me klubin shqiptar deri në fundin e këtij sezoni, pra deri në qershor të vitit 2023.

Derisa Bekaj ka mahnitur me paraqitjet e tij në Shqipëri, ku për dy vite u shpall edhe portieri më i mirë në ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Rhone të…