Bekaj: Kualifikimin e sigurojmë në Mitrovicë

12 korrik 12:42

Portieri Visar Bekaj është i bindur se FC Prishtina, kualifikimin do ta siguron në Mitrovicë. Ndeshja e parë në Luksemburg në mes Folas dhe Prishtinë përfundoi me rezultat 0-0.

“Besoj që u ndamë mirë edhe pse kemi mundur t’i shfrytëzonim disa raste në fund që na u dha mundësia. E them që ishte ndeshje e mirë, të dy skuadrat luajtën kujdesshëm duke tentuar të ruanin portën pa pranuar gol e pastaj të bënin diçka më shumë përpara. Jam i kënaqur, është rezultat i kënaqshëm dhe shpresoj se në Mitrovicë do të kalojmë raundin, sepse na duhet fitorja gjithqysh”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të Prishtinës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli një vit pas transferimit të Mohamed Salahit nga Roma…