Bekë Berisha paraqet ekipin e tij për Istogun

05 shtator 2021 | 22:19

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka bërë publike listën e kandidatëve për asamblenë komunale të Istogut. Berisha listën e ka paraqitë përmes “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Të nderuar qytetarë të Istogut,

Më lejoni të ju njoftoj se me angazhim dhe mobilizim gjatë muajve të fundit kemi arritur të përpilojmë listën e kandidatëve, të denjë për Asamble Komunale.

Secili prej tyre është histori suksesi në dikasterin që punon. Potenciali dhe vullneti që posedojnë kandidatët është i jashtëzakonshëm!

Fryma e re që do e përçoj Istogun, tregon se prosperiteti dhe perspektiva për ndryshim tashmë ka vetëm një adresë.

Me profesionist si ju, besimi dhe shpresa për një të ardhme të ndritur është e garantuar.

Suksese dhe na priftë e mbara! #drejtndryshimit #meqytetarët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm…