Bekë Berisha: Aleancës çdo ditë po i bashkohen kuadro të reja

30 janar 2021 | 12:04

Nga tetë takimet e njëpasnjëshme që ka zhvilluar dje kandidati për deputet Bekë Berisha në Istog, kanë shprehur interesimin për tu bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shumë të rinjë e të moshuar të cilët duan të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt zhvillimit të vendit.

Me këtë rast Berisha ka thënë se përmes kësaj po synohet të përçohet mesazh të një shteti të fuqishëm, ku Alenaca ka prioritet shëndetësinë, arsimin e sigurinë.

Tutje, Berisha është shprehur i kënaqur që po i bashkohen rinia Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt një të ardhme të frytshme.

 Emrat që u prezantuan si aderime të reja nga ish deputeti Berisha janë: Jeton Xhemaj, Lirim Nimanaj, Arian Qetina, Samir Rexhepi, Fisnik Avdylaj, Astrit Metaj, Andi Zogaj, Mergim Zogaj, Vullnet Haziraj, Vllaznim Noksaj, Valdet Zogaj, dhe tre të tjerë. Kandidati për deputet Bekë Berisha, garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me listën e Aleancës dhe synon mandatin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i VV-së, Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me…