
Bekë Berisha: Duhet ta kalojmë raportin dhe të vazhdojmë me betimin e deputetëve
18 prill 2025
| 20:23
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit duhet të kaloj nesër në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Berisha për Radio Evropën e Lirë ka thënë se kjo nyje, e cila është krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit, duhet të zgjidhet.
“Duhet ta kalojmë [miratojmë] raportin dhe të hyjmë në temë, pra, të betohen deputetët. Raportin është dashur të kalojmë [qysh në fillim]. Nuk është kjo as garë as kundërshtim.” – ka thënë ai.