Bekë Berisha i AAK-së kërkon rinumërim total të votave

08 mars 2021 | 22:09

Kandidati për deputetë i AAK’së, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërim total të të gjitha votave në nivel vendi.

Pas daljes së disa parregullsive në nivel vendi, ka pasur ankesa nga disa kandidatë për rinumërim të votave në disa vendvotime. Dyshimet janë se ka pasur parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda partive politike.

“Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veq pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote.”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për rinumërimin e këtyre votave është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së.

Detaje ka dhënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Sa i përket fillimisht vendimit të panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të rinumëruar votat për kandidatët e subjektit politik, votat që kanë ardhur me postë dhe ato me kusht me qëllim të qartësimit të një çështje e cila është ngritur në media sa i përket rezultatit për kandidatët e AAK’së”, tha ai.

“KQZ ka marrë vendim që krahas këtij vendimi të PZAP’së që të bëjë rinumërimin edhe të shtatë vendvotimeve në të cilat ka qenë numërues, apo ka marrë pjesë gjatë procesit të numërimit personi i cili është shfaqur, ose prezantohet në videon e cila është paraqitur në media”, theksoi Elezi.

“Përveç këtyre rinumërimeve presim edhe vendimin e Gjykatës Supreme ku palët e pakënaqura me vendimin e PZAP’it mund të parashtrojnë natyrisht deri nesër ankesën bë këtë institucion”, tha Elezi.

Ai ka treguar se kur pritet të publikohen rezultatet.

“Pasi të përmbyllen këto çështje që kanë të bëjnë me rinumërimet në QNR atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor mund të procedojë për të certifikuar rezultatin përfundimtar. Por pa përmendur ndonjë datë specifike kur do të bëhet kjo sepse kjo varet nga numri i vendvotimeve që do të rinumërohen”, tha Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…