
Bekë Berisha i AAK-së takon disa prej kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar disa nga kandidatët e konfirmuar për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e partisë së tij.
Berisha ka publikuar një fotografi me 17 kandidatë, për të cilët ka thënë se janë njerëz me zemër për kryeqytetin, të cilët për vite me radhë kanë kontribuar me përkushtim për të mirën e Prishtinës.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ka gjithsej 51 asamblistë, të cilët do të zgjidhen në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Njoftimi i plotë i Berishës:
“Sot zhvilluam një takim konsultativ me kandidatët e konfirmuar për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
Këta janë njerëz me zemër për kryeqytetin, të cilët për vite me radhë kanë kontribuar me përkushtim për të mirën e Prishtinës. Na priftë e mbara!”