
Bekë Berisha kritikon menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë: Kryeqyteti i mbuluar nga papastërtia
04 shtator 2025
| 22:15
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj situatës së rënduar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se sa herë që Komuna dhe kompania “Pastrimi” nuk arrijnë marrëveshje për pagesat, mbeturinat nuk pranohen në deponinë e Mirashit dhe përfundojnë në zemër të qytetit, përballë objektit të zjarrfikësve.
Sipas Berishës, kjo situatë po shkakton erë të rëndë, papastërti dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve. Ai e përshkroi gjendjen në Prishtinë si “përtej së jashtëzakonshmes”.