
Bekë Berisha: Në kryeqytet mungojnë gjërat bazike për qytetarët
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, në një postim të fundit, ka rrëfyer për gjërat që i përjeton bashkë me Prishtinën.
Berisha, tha se sa i përket Prishtinës, edhe si politikan edhe si njeri, e prekin parregullsitë, mosavancimi, moszhvillimi, problemet që i tejkalojnë njerëzit.
“Njeriu në jetë ka shumë përjetime, në faza e në rrethana të ndryshme. Mirëpo, sa i përket Prishtinës, edhe si politikan edhe si njëri, më prekin parregullsitë, mosavansimi, moszhvillimi, problemet qe i tejkalojnë njerëzit”. tha ai.
Ndër të tjera, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, deklaroi se e përjeton rëndë faktin që nuk e kemi një spital ose nuk kemi diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve, nuk kemi palestra sportive mjaftueshëm e sipas tij mungojnë krejt gjërat bazike për qytetarët e Prishtinës, por edhe të Kosovës.
Ja postimi i plotë: