
Bekë Berisha: Nuk jam pishman për votën pro Bashës
28 gusht 2025
| 10:53
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit deklaroi se nuk i vjen keq për votën e dhënë pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se synimi i tyre është të zgjidhen nyjet politike dhe vendi të ecë përpara, duke shtuar se deputetët janë përfaqësues të qytetarëve të Kosovës.
“Që paska fol diçka kundër UÇK-së, goxha do njerëz kanë folur keq kundër UÇK-së këtu, tani po dalin kundër Dimal Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në”.
“Na jemi duke jetuar këtu, në këto rrethana, nuk jam pishman, duam t’i zgjidhim këto nyje, të ecim përpara. Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur me votën e këtyre qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha.