
Bekë Berisha para seancës së 36: I ka humbur kuptimi
23 qershor 2025
| 10:17
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur para seancës së 36-të konstituive.
Ai ka thënë se këtyre seancave u ka humbur kuptimi.
“Liderët politikë janë mësuar me i kapë përkrahu e me iu kallxu çka me bë. Nuk ka iniciativë, nuk ka zotësi, nuk po shkojmë kah mirëkuptimi, por kah përçarja. Këtyre rasteve u vjen fundi, duhet me u ndal dhe me e këqyrë qysh me pasë rrugëdalje sepse i ka humbur kuptimi”, u shpreh Berisha.