
Bekë Berisha për takimin me motoristët: Ne do të mbështesim çdo sportist, janë aleatët tanë në këtë rrugëtim
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar motoristët e Prishtinës, të cilëve u ka premtuar mbështetje, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta mbështet çdo sportist, “për t’i dhënë hapësirën e duhur për ushtrimin e sportit dhe për të ndërtuar edukim sportiv që formon gjenerata të shëndetshme, aktive dhe të ndërgjegjshme”.
Postimi i tij i plotë:
Eeeee, a flasim pak, çka u bo n’takimin me motorista?
Sportet ekstreme janë pasion, guxim dhe përjetim unik i natyrës. Por ato marrin kuptim të plotë vetëm kur zhvillohen në harmoni me mjedisin, duke respektuar qetësinë e qytetarëve dhe duke ruajtur ekuilibrin mes adrenalinës dhe përgjegjësisë.
Ne do të mbështesim çdo sportist, nga më i riu te më i përvoji, për t’i dhënë hapësirën e duhur për ushtrimin e sportit dhe për të ndërtuar edukim sportiv që formon gjenerata të shëndetshme, aktive dhe të ndërgjegjshme.
Rrini me ne!
Me ju tregu çka kemi me bo për ujin e gjelbërimin.
Krejt sportistët janë aleatët tanë në këtë rrugëtim.
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEbon