Bekë Berisha: Programi ynë është gjithëpërfshirës, përfshin çdo lagje, çdo qytetar, çdo grupmoshë

09 tetor 2025 | 21:19

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Gëzim Dalipi, kanë takuar banorët e lagjës ‘4 Llullat’.

Berisha thotë se në këtë takim të ngrohtë shpalosëm programin për zhvilimin e Prishtinës, me theks të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë lagje.

Berisha thekson se synimi i tyre është që ta bëjnë Prishtina në një qytet ku secili ndihet pjesë, dhe të gjithë kemi vend dhe mundësi për tu zhvilluar.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Gëzim Dalipi, qytetar i vjetër i Prishtinës që e njeh historinë dhe e ndien frymën e qytetit tonë, u takuam me banorët e lagjes “4 Llullat”.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, shpalosëm programin tonë për zhvillimin e Prishtinës, me theks të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë lagje.

Diskutuam për nevojat konkrete të qytetarëve dhe për hapat që do të ndërmarrim për t’i adresuar ato me përkushtim e përgjegjësi.

Programi ynë është gjithëpërfshirës, përfshin çdo lagje, çdo qytetar, çdo grupmoshë. Synimi ynë është i qartë: ta bëjmë Prishtinën një qytet ku secili ndihet pjesë, ku të gjithë kemi vend dhe mundësi për t’u zhvilluar.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://ëëë.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës,…