
Bekë Berisha takon banorët e Kolovicës: Ka shumë për të bërë për këtë lagje
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Kolovica, ku u diskutua për problemet dhe nevojat e kësaj zone të kryeqytetit.
Takimi u mbajt me organizimin e Jeton Rexhepit dhe Fejzë Gashit, ndërsa morën pjesë edhe kandidatët për Asamble të Prishtinës, Arsim Binkau dhe Xhevahire Vllasaliu.
Gjatë tubimit, Berisha së bashku me të pranishmit biseduan për pikat kryesore të planprogramit zgjedhor, duke u ndalur tek problemet reale të lagjes. Banorët ndanë hapur hallet, brengat dhe idetë e tyre, të cilat u vunë në tavolinë për të ardhmen e Kolovicës.
Berisha theksoi se Kolovica është një prej lagjeve kryesore të Prishtinës, por ende nuk ka marrë zhvillimin që meriton. Ai premtoi angazhim konkret për përmirësimin e kushteve dhe projektet e nevojshme për këtë pjesë të qytetit.
Postimi i plotë: