Bekë Berisha vizitoi shtëpinë që u lëshua për shkollë në luftë: Kodra e Trimave është simbol i qendresës e rezistencës

01 shtator 2025 | 18:46

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka vizituar sot Kodrën e Trimave, më saktë shtëpinë që në kohën e luftës u lëshua për shkollë.

Berisha tha se çdo bankë e improvizuar aty, e çdo fletë e shkruar ishte akt rezistence, teksa Kodrën e Trimave e përshkroi si simbol të qëndresës.

Ja postimi i tij:

Kur armiku të prekë në arsim, është si me të prekë në dritën e syrit.” – R. Bekë Berisha.

Në këtë lagje kam emocion jo vetëm unë, por të gjitha gjeneratat që vijuan mësimin në shkollat-shtëpi. Ishte sakrifica e familjeve që hapën dyert e shtëpive të tyre, guximi i mësuesve dhe etja e fëmijëve për dije që e mbajtën gjallë arsimin shqip.

Çdo bankë e improvizuar, çdo fletë e shkruar, ishte një akt rezistence.

Çdo shtëpi e kthyer në shkollë ishte një fortesë e dijes kundër errësirës.

Këto rrëfime janë kujtesë dhe amanet për brezat që vijnë.

Këta qytetarë të kësaj lagjeje, ashtu si shumë të tjerë në kryeqytet, na mësuan se çfarë do të thotë qëndresë, dashuri për dijen dhe sakrificë për atdheun.

Kodra e Trimave është simbol i qëndresës dhe rezistencës, është vendi ku filluan lëvizjet e para të ilegales.

Është vendi ku ranë për të mos vdekur kurrë heronjtë tanë, Nuhi Berisha e Rexhep Mala.

Kodra e Trimave është histori, nuk duhet të mbetet e harruar!

Me kandidatin për asamble- Fitim Aliu dhe qytetarët e Kodrës së Trimave kemi hartuar një plan bazuar në kërkesat e banorëve. Bashkë do ta realizojmë me përpikëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Alban Hoxha A e dini sa shumë heronj ka…