Bekim Azizi, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

08 janar 2026 | 13:01

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Me këtë rast në këtë mbledhje me shumicë votash u zgjodh Bekim Azizi si kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Kjo mbledhje ishte udhëhequr nga kryesuesi mbledhjeve të Kuvendit, Basri Aliu i cili edhe propozoi rendin e ditës, në të cilën ishte paraparë edhe dhënie e betimit të anëtares së Kuvendit Komunal, Yllka Qamili.

Megjithatë jashtë rendit të ditës por me pajtimin e shumicës për votim hyri edhe një propozim vendimi që parasheh formimin e dy drejtorive të reja në këtë komunë si: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik si dhe drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Ishte pikërisht ky propozim vendim shkas që anëtarët e Kuvendit Komunal të Vitisë nga radhët e LVV-së në shenjë proteste të lëshojnë mbledhjen duke mos marrë pjesë në votim pasi që ata u shprehën të pakënaqur që kryesuesi i mbledhjeve Aliu nuk pranoj të diskutohet për këtë pikë pa hyrë në rend të ditës.

Megjithatë edhe kjo pikë është votuar me shumicë të votash si dhe është bërë betimi i anëtares, Yllka Qamili. Ndërkaq lidhur me votimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi mori 18 vota pro dhe 1 kundër të anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje.

Ai falënderoj të gjithë ata që kanë pasur besim që ai të rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.

Përndryshe Azizi edhe në mandatin e shkuar kishte kryesuar këtë organ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është përballur në ditët e fundit me një fatkeqësi…