Bekim Haxhiu e Nuredin Lushtaku për vizitë në Hagë, konfirmojnë se Hysni Gucati po vjen në Kosovë

15 tetor 2023 | 18:36

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtaku ishin për vizitë dyditore tek krerët e bashkëluftëtarë e UÇK-së në Hagë.

Haxhiu ka konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, derisa thotë se bashkë me Lushtakun “ishin vizitorët e fundit të tij në Hagë”.

“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.

Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.

Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”, shkruan Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushdo që ka udhëtuar muajt e fundit në rrugën Pejë-Rugovë…