Bekim Haxhiu tregon nëse PDK-ja do të hyjë në koalicion me VV-në

23 shkurt 2021 | 22:41

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, në emisionin DPT te Fidani në T7, është pyetur për mundësinë që partia e tij të futet në koalicion me VV-në për të qeverisur, shkruan Express.

Haxhiu ka thënë se diçka e tillë nuk është diskutuar brenda strukturave të PDK-së, megjithatë qëndrimi i partisë së tij është të qëndrojë në opozitë.

“Nuk është diskutuar një gjë e tillë brenda strukturave të PDK-së. PDK-ja është partia më e madhe opozitare, qëndrimi ynë është që të jetë në opozitë”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, Haxhiu është pyetur nëse PDK’ja ka pasur oferta për një bashkëpunim të tillë me VV-në.

“Nuk kam informacione të tjera”, shtoi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Trepça ’89 njofton se Darko Tofiloski është bashkuar me…